roze
John Kerry poston foto me këmbën e thyer
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po e merr veten shpejt pas terapisë fizike në një spital të Bostonit. Muajin e kaluar Kerry theu këmbën e djathtë teksa ecte me biçikletë në “Tour de France”.
Ai bëri një ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk dihet ende se kur do të dalë nga spitali, thotë Departamenti i Shtetit. Kerry nuk kishte dalë në publik që nga aksidenti me biçikletë në Gjenevë, më 31 maj. Për të shuar kureshtjen e gazetarëve, Kerry ka postuar në Twitter një foto të tij në spital.
E ndërsa zëdhënësi i tij nuk dinte si t’u përgjigjej gazetarëve, vetë Kerry ka shkruar në Twitter: “Ndihem mirë një javë pas operacionit. Bisedë e mirë sot me ambasadorin Rice dhe skuadrën e Departamentit të Shtetiit. Puna vazhdon!”.