🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.34 ▲0.09%
ARI 4,354 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,797 ▼ -2.61% ETH $1,769 ▼ -1.43% XRP $1.1961 ▼ -3.54% SOL $72.1500 ▼ -3.49%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,354 ▼0.01 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,354 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kronika

Rreth 20 kandidatë në garën për drejtor i Përgjithshëm i RTSH

Sot ishte afati i fundit i paraqitjes së aplikimeve dhe platformave në garën e shpallur nga Këshilli Drejtues i RTSH për vendin vakant të drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Personalitete nga sfera të ndryshme të jetës artistike dhe shoqërore të vendit kanë paraqitur interesin e tyre për të marrë përsipër barrën e reformimit të këtij institucioni. Nga burime brenda RTSH mësohet se numuri i aplikuesve është i madh, rreth 20 vetë.
Nga emrat e përmendura për këtë garë janë  rektori i Universitetit të Arteve Petrit Mlaj, gazetari dhe pedagogu Ilir Yzeiri, drejtoresha aktuale e Televizionit dr. Mirela Oktrova, gazetari Thoma Gëllci, shkrimtarja Elvira Dones, ish drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Cela,gazetari Sokol Terihati dhe shumë të tjerë. Gjithshtu pritet të provojë forcat për herë të dytë edhe ish drejtori i përgjithshëm i RTSH Artur Zheji.
Këshilli Drejtues i RTSH ka përcatuar procedurat që do të ndiqen për zgjedhjen e drejtorit të ri. Kështu të gjithë kandidatët do të thërriten në një seancë të posacme të Këshillit ku ata do të mbrojnë idetë e tyre si dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme.
Drejtori do të zgjidhet me votim të fshehtë midis jo më pak se dy kandidaturave.Kandidatit fitues do t’i duhet të marrë 2 të tretat e votave të anëtarëve të Këshillit prej 11 vetësh, domethënë për zgjedhjen e drejtorit të ri do të duhen jo më pak se 8 vota.
Këshilli drejtues është ndërtuar në një balancë prej dhjetë anëtarësh, pesë nga pozita dhe pesë nga opozita. Anëtari i 11 është edhe kryetari i këtij Këshilli, juristi i njohur Kristaq Traja, i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë me votat e deputetëve të mzhorancës.Në balancën e votave dhe nivelin e kandidatëve , është tepër e vështirë të parashikohet përfundimi i kësaj gare.

Emrat e kandidatëve që kanë aplikuar deri me tani janë:

  • Elvira Dones
  • Elton Metaj
  • Manuela Kotini
  • Tom Nakuçi
  • Sokol Terihati
  • Zana Çela
  • Petrit Malaj
  • Skendi Drenova
  • Thoma Gëllçi
  • Ilir Yzeiri
  • Artan Mullai
  • Mirela Oktrova
  • Anila Varfi
  • Laureta Rroshi
  • Artur Bejzade
  • Ilir Sinanaj
  • Kleard Duraj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.