Johnny Depp feston, nuk akuzohet për agresion
Pasi mësoi se nuk do të përballej me hetimin për agresion ndaj bashkëshortes së tij që tashmë kërkon divorc, Amber Heard, Johnny Depp është parë ta festojë këtë lajm me një brune misterioze në barin e një hoteli suedez deri në orën 2 të natës.
Aktori i famshëm dukej i qetë teksa konsumonte pije të përziera alkoolike, qeshte me miqtë e që e rrethonin, si dhe “chat”-onte me femrën e mrekullueshme në një hotel të Stockholmit, ku një natë e kaluar do t’i kushtonte plot 8.000 paund.
Ngjarja erdhi vetëm pak çaste pasi në SHBA u mësua se ai nuk do të ndiqej penalisht për hedhjen e një “iPhone” ndaj aktores 30-vjeçare, gjë që e detyroi atë të bënte kërkesën për divorc.
Depp dhe shoqëruesja e tij mësohet ta kishin në dispozicion hotelin “Grand” të kryeqytetit suedez, pikërisht pas orarit të mbylljes së tij.
Ndërkohë, Heard theu heshtjen duke akuzuar avokatët e Depp se po e njollosnin atë duke thënë se, 30-vjeçarja ishte kthyer në heroinë, pikërisht prej të qenit thjesht një viktimë e dhunës në familje.