roze

Julia Roberts akuzohet për tradhti!

Martesa e Julia Roberts dhe Danny Moder raportohet të jetë në rrezik për shkak të Owen Wilson. Sipas thashethemeve që kanë pushtuar mediat rozë, aktorja e famshme ka tradhtuar bashkëshortin e saj prej 14 vitesh me aktorin, me të cilin është duke luajtur në filmin e saj më të ri “Wonder”.

Revista “Star” ka raportuar: “Pas thashethemeve të vazhdueshme që martesa e saj është në rrezik, Roberts ka nisur të afrohet tepër me aktorin të cilin për vite me radhë e ka pëlqyer. Martesa e yllit me Danny Moder, e cila dy vitet e fundit përflitet se është e mbushur me mosmarrëveshje, duket se është drejt divorcit”.

Sipas po të njëjtit tabloid, marrëdhënie e Julia me Owen është bërë aq serioze, saqë aktorja është gati t’i japë fund martesës së saj prej 14-vitesh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button