roze

Justin Bieber aksidentalisht merr pjesë në një takim homoseksualësh

Justin Bieber jo vetëm që iu bashkua pa dijeni një takimi të homoseksualëve republikanë, por edhe u ngatërrua prej këtyre të fundit ‘si një version i shëmtuar i Miley Cyrus’.

1421763102biebermileycyrusGjithçka ka ndodhur në Los Anxheles dhe vetëm pak ditë pasi shfaqet si ‘sex simbol’ në reklamën e fundit për Calvin Klein, së bashku me modelen Lara Stone.

Bieber është futur në një restorant në Los Anxheles i shoqëruar me katër miq të tij pa qenë në dijeni se restoranti ishte rezervuar për një mbledhje të homoseksualëve të Partisë Republikane.

Sipas organizatorit të takimit ai u ul menjëherë në një zonë të rezervuar. “Organizatorët i thanë që ishte një vend i rezervuar, por ai u ul. Ne menduam se ishte një femër, një kopje e shëmtuar e Miley Cyrus. Më vonë kuptuam kush ishte dhe kërkuam t’i bënim ndonjë fotografi, por truprojet e tij nuk na lanë”, citohet nga mediat amerikane një pjesëmarrës në takim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button