☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,474 ▼ -0.51% ETH $2,248 ▲ +0.05% XRP $1.2501 ▼ -0.53% SOL $95.9600 ▲ +0.59%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Sheshi nuk është monopol i askujt. Çdo frymë përçarjeje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte qeverinë e Ramës”. Kështu u shpreh për A2 CNN kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, pas përplasjes mes protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Ministria e Arsimit. Sipas Bardhit, PD nuk synon të marrë zërin e studentëve, por është në mbështetje të tyre, ndërsa theksoi se ka disa parti të vogla që janë më shumë kundër opozitës sesa qeverisë.

“Sheshi nuk është monopol i askujt. Nuk ka nevojë për leje. Çdo frymë përçarje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte qeverinë e Ramës. Nuk jemi këtu për të marrë protagonizmin e zërin e studentëve. Jemi në mbështetje të tyre. Por ka grupime të vogla që sulmojnë PD, por ndihmojnë qeverinë. Ka disa parti të vogla që kanë zë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Kjo nuk e ndihmon revoltën studentore dhe as gjetjen e një zgjidhje politike për situatën ku ndodhemi”, tha ai për A2 CNN.

I pyetur nëse kanë ndikuar aktet normative, që protesta e sotme të jetë më e qetë se një javë më parë, Bardhi u përgjigj se të rinjtë nuk frikësohen nga këto akte, dhe se PD do t’i çojë ato në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria do të bëjë gjithçka për të frikësuar protestuesit. Pro nuk besoj se të rinjtë frikësohen në një vend që synon të anëtarësohet në BE dhe synon të vrasë të drejtën kushtetuese për protestë . Grupi ynë po punon që të dërgojë këto akte ne Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në mbështetje të protestës të studentëve, nuk jemi organizatorët ka kërkesat e studentëve që gjejnë mbështetjen tonë shumë prej tyre janë kauza të PD. Dhe është pozitive që të rinjtë i bashkohen thirrjes për largimin e qeverisë më të korruptuar në Europë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.