🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,432 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,895 ▼ -0.95% ETH $1,880 ▼ -0.39% XRP $0.9933 ▼ -1.51% SOL $75.1800 ▼ -1.34%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
15 Aug 2026
Breaking
Politika

“Ka tre vjet që shmang interpelancat dhe i delegon!”, Bardhi akuza Ramës: Të anulohet derisa të vijë e të japë llogar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se jo vetëm i shmanget prej 3 vitesh interpelancave të kërkuara nga opozita në Kuvend, por edhe shkel hapur Kushtetutën duke i deleguar ato te persona që nuk kanë asnjë kompetencë.

Ai kërkoi prezencën e kreut të ekzekutivit në parlament dhe dhënien e llogarisë për problematikat e ngritura dhe skandalet ku zyrtarët e lartë janë përfshirë.

Bardhi i kërkoi nënkryetares Klodjana Spahiu që ta anulonte interpelancën e kërkuar nga PD dhe ajo të zhvillohej vetëm kur Rama të vinte në Kuvend.

Ai e krahasoi situatën me një procedurë hetimore, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të transferohet te përfaqësues të tjerë.

“Pa dashur ta fyej ministren Ismaili, por është njëlloj sikur të thërrasë prokuroria dhe ai të çojë dikë tjetër në vend të tij”, tha Bardhi mes të tjerash.

Bardhi theksoi se opozita nuk pranon zhvillimin e interpelancave me përfaqësues të deleguar, duke kërkuar që vetë kryeministri të përballet me pyetjet e deputetëve.

“Është e disata interpelancë që opozita thërret Ramën dhe kryeministri ia delegon personave pa kompetencë dhe përgjegjësi. Kushtetuta sanksionon detyrimin e kryeministrit dhe ministrave të paraqiten në interpelancë. Nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën e delegimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së kryeministrit. Është njëlloj sikur të të thërrasë Prokuroria dhe ai të çojë Erjona Ismaili. Nuk e bën dot, e njëjta gjë është edhe kjo”, tha Bardhi.

Në fund ai përsëriti që interpelanca të anulohej, pasi në Kuvend ishte kërkuar kryeministri dhe jo ministrja e deleguar.

“Ne nuk pranojmë të zhvillojmë interpelancë me persona që nuk e kemi kërkuar, kryeministri duhet të vijë të japë llogari. Ka të paktën 3 vite që Rama refuzon çdo interpelancë”, përfundoi deputeti.

Ministrja e Shtetit Ismaili u shpreh se ishte e gatshme dhe e përgatitur për të mbajtur interpelancën e deleguar nga kryeministri Rama dhe u shpreh se në të kundërtën e asaj që akuzon opozita për “fjalime të përgatitura”, ajo “kurrë në jetë nuk kishte pranuar fjalime të përgatitura nga të tjerët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.