Ka ujë në 7 vite dritë larg nesh
Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët, Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor
Për herë të parë u zbulua një trup qiellor jashtë sistemit tonë diellor që ka gjurmë resh të përbëra nga uji. Ky është një objekt me masë më të madhe sesa planetët më të mëdhenj, e më specifikisht është 5 herë më i madh sesa Jupieri, por më i vogël se një yll. Në brendësi të tij nuk janë shkaktuar reaksione nukleare.
Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor. Objekti gjendet 7 vite dritë larg tokës, me temperaturën që vlerësohet se shkojë deri në -23°C.
Nisur nga të tilla karakteristika, kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë të Santa Cruz-it, realizuan një studim që zgjati 14 net, duke përdorur teleskopin Gemini Nord të Hawai-t.
Kjo u dha mundësinë që të përcaktojnë disa karakteristika kimike të Wise 0855.
I njëjtë me gjigantin tonë
Zbulimi më interesant është prania e reve të ujit apo të kristaleve të ujit në atmosferën më të lartë. Kurrë më parë nuk ishin gjetur re me të tillë kompozim jashtë sistemit tonë diellor.
Gjithashtu, kërkimi tregoi që ylli i ngjan në disa karakteristika Jupiterit, edhe pse krahasuar me planetin gjigant të sistemit diellor u mungojnë disa substanca të veçanta, siç është fosfina, shumë e bollshme në atmosferën jupiteriane.
Duke qenë se duket se kjo substancë është e pranishme për shkak të turbullirave (ciklone, anticiklone, era reaktive) rrjedh sipas kërkuesve se Wise 0855 duhet që të jetë shumë më i qetë se sa planeti Jupiter.
Sistemi ynë diellor
Shkencëtarët mendojnë se ka ujë edhe në sistemin tonë diellor. Së fundmi u zbulua një sasi uji në satelitin e Tokës, Hënë. Rreth 50% e ujit u çua aty nga asteroidet, deri në 20% nga kometat dhe maksimumi 5% e ka origjinën nga materialet tokësore. Ndërkohë për sasinë e mbetur të lëndës, 25%, nuk ka asnjë hipotezë se si është formuar aty. Uji mendohet se është i përqendruar pjesërisht në polet e Hënës, brenda disa kratereve. Por edhe në planetin Mars, mendohet se ka ujë. Sondat kërkimore që shkencëtarët kanë çuar në planetin e kuq, kanë sjellë të dhëna të rëndësishme, të cilat përforcojnë tezën se thellë në koren e planetit ka ujë.