Libri
Kadare nderohet në Izrael, Rama: Kurdo që flitet për të, Shqipëria shihet me respekt
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot çmimin e prestigjioz të letërsisë izraelite, dorëzuar mbrëmë shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Cmimi “Jeruzalem Prize” i është dorëzuar Kadaresë në kuadër të Panairit Ndërkombëtar që po mbahet në Jeruzalem.
Teksa shpreh urimet e tij, Rama shkruan se kurdo që flitet për Kadarenë edhe Shqipëria shihet me respekt.
“Urime Ismail Kadaresë për çmimin prestigjioz që i’u dha dje në Jeruzalem! Kurdo që flitet e duartrokitet për të, Shqipëria shihet me respekt”, komentoi kryeministri në profilin e tij në Facebook.