🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.62 ▲1.71%
ARI 4,399 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,774 ▼ -0.63% ETH $2,496 ▲ +0.12% XRP $1.4205 ▲ +1.43% SOL $103.7500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.62 ▲1.71 % ARI 4,399 ▼0.9 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.62 ▲1.71 % ARI 4,399 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka kritikuar qëndrimin e PD-së lidhur me rezolutën për integrimin evropian, duke e cilësuar se ka ndjekur interesa partiake në vend të interesit kombëtar.

Ai e cilësoi këtë si pjesë të një kulture politike që, sipas tij, bazohet te logjika “o e imja, o zero”, duke shtuar se për sa kohë opozita nuk është në pushtet, nuk dëshiron që vendi të ecë përpara.

Kadilli u shpreh se PD-ja duhej të votonte në të mirë të Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për interesa kombëtare dhe jo për përfitime të një force politike. Ai kritikoi gjithashtu faktin që, sipas tij, opozita gëzohet kur zhvillime të rëndësishme, si Samiti i NATO-s, rrezikojnë të mos zhvillohen në Shqipëri.

“PD, nga një anë, sponsorizon dhe voton një rezolutë, çon 34 amendamente dhe heq dorë në momentin final. Ekziston tradita e keqe e Shqipërisë: o e imja, o zero; për sa kohë nuk e drejtoj unë Shqipërinë, s’duhet të ecë përpara. Të gjithë akuzohen për tradhtarë, kur u ecën biznesi i tradhtisë ose i patriotizmit, janë të zotët ta bëjnë. Kjo është një kulturë e tmerrshme.

Kjo shterpësi politike e shoqëron PD-në, nuk ka ide. Gëzojnë që të mos bëhet Samiti i NATO-s në vend. PD duhet të votonte në të mirë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Shqipërinë, jo për një parti politike. PD voton edhe kundër.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.