Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.05 ▲0.03%
ARI 4,555 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,682 ▼ -1.01% ETH $2,152 ▼ -2.02% XRP $1.3994 ▼ -1.82% SOL $85.5900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.05 ▲0.03 % ARI 4,555 ▼0.14 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.05 ▲0.03 % ARI 4,555 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

“Kafazi në sallën e gjyqit nuk parashikohet në ligj”, Jaho: Kushtetuta kërkon qartë trajtim njerëzor dhe&#8230

Një nga personalitetet e drejtësisë në Shqipëri, Njazi Jaho, ka folur në një intervistë lidhur me çështjen e kafazit në sallat e gjyqit, për të cilin shprehet se cenon dinjitetin, është trajtim çnjerëzor, cënim i prezumimit të pafajësisë si dhe pengon komunikimin e lirë me avokatin, duke cituar 3 raste konkrete.

Ai hedh poshtë edhe pretendimin se vendosja në kafaz e të pandehurve të paraburgosur është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve. Sipas tij, në Kodin e Procedurës Penale nuk flitet asnjë fjalë për rastet kur i paraburgosuri, me vendim të Gjykatës, mund të vendoset në kafaz.

“Jo, për këtë, nuk bëhet fjalë në asnjë nen të K.Pr.Penale. Mendoj se kjo është arsyeja që edhe gjykata, lidhur me këtë çështje nuk i referohet K.Pr.Penale dhe as ndonjë akti tjetër ligjor apo praktikës së Gjykatës së Strasburgut”, thotë ai.

Intervistoi: Zylyftar Bregu

– Z. Jaho, në datën 11 maj 2026 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u inaguruan sipas modelit amerikan, sallat e gjyqeve, zyrat e gjyqtarëve dhe ambientet të tjera. Në sallë ishin vendosur edhe kafazet prej qelqi ku gjatë shqyrtimit gjyqësor do të qëndrojnë të paraburgosurit e akuzuar për kryerjen e krimeve të ndryshme. Avokatët mbrojtës të të pandehurve: Ilir Beqaj, Ilir Meta dhe Erjon Veliaj, kanë kundërshtuar futjen në kafaz të përfaqësuarve të tyre. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në 22 prill 2026 në një deklaratë publike është shprehur se kafazi nuk parashikohet në ligje dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Shumë shtetas, për vendosjen e kafazeve janë të paqartë. Në aspektin ligjor, kushtetues dhe të praktikës së GJEDNJ. A mund të shprehni ndonjë mendim?

Jaho: Në Kushtetutën tonë thuhet se “çdo personi që i është hequr liria ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij” (pika 5 e nenit 28 e Kushtetutës). Për parimin e prezumimit të pafajësisë dhe atë të procesit të rregullt ligjor bëhet fjalë përkatësisht në nenet 30 dhe 42, pika 2 të Kushtetutës. Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë të drejta të barabarta, të mbrojë interesat e ligjshme të shtetasve dhe të zbatojë Kushtetutën.

– Në K.Pr.P a parashikohet rasti apo rastet kur i paraburgosuri, me vendim të Gjykatës mund të vendoset në kafaz?

Jaho: Jo, për këtë, nuk bëhet fjalë në asnjë nen të K.Pr.Penale. Mendoj se kjo është arsyeja që edhe gjykata, lidhur me këtë çështje nuk i referohet K.Pr.Penale dhe as ndonjë akti tjetër ligjor apo praktikës së Gjykatës së Strasburgut.

– Është thënë se vendosja në kafaz e të pandehurve të paraburgosur është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, ngarkuar me detyrën e shoqërimit të tyre në Gjykatë (në sallat ku ata gjykohen). A është kështu?

Jaho: Këtë e kam dëgjuar, por nuk e kam besuar. Në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, bëhet fjalë për shoqërimin që përmendëm më lartë, ndërsa drejtimi i seancës gjyqësore bëhet nga Kryetari i Trupit të Gjykatës. Urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë në seancë janë të detyrueshme për palët dhe pjesëmarrësit në gjykim (Pika 1 e nenit 341 të K.Pr.P).

– Si vepron gjykata në rastet kur nuk zbatohen urdhrat e saj, kur kryhen fyerje apo kërcënime të ndryshme?

Jaho: Në raste të tilla ajo paralajmëron personin ose personat përkatës që kryejnë veprime të tilla dhe kur ata nuk binden, gjykata mund të caktojë gjobë deri në shumën 30,000 lekë. Nëse shkelja përsëritet kjo përbën shkak për largimin nga salla (Pika 1 e nenit 341 të K.Pr.P).

– Po në rastet kur i pandehuri pengon zhvillimin e seancës, pavarësisht nga marrja e masave të mësipërme, si vepron gjykata?

Jaho: Në raste të tilla, gjykata mund të urdhërojë largimin e tij nga salla për një kohë të caktuar. Nëse, edhe mbas kthimit të tij në sallë, ai vazhdon të pengojë zhvillimin normal të gjykimit, ajo mund të urdhërojë largimin e tij deri në shpalljen e vendimit (Pika 3 e nenit 344 të K.Pr.P). E shikojmë të nevojshme të përmendim edhe dy momente: së pari sipas pikës 3 të nenit 339 të K.Pr.Penale “Ndalohet prania në seancë e personave të armatosur me përjashtim të pjesëtarëve të ruajtjes së rendit”, dhe së dyti sipas pikës 1 të nenit 344 të K.Pr.Penale “I pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur me përjashtm të rasteve kur duhen marrë masa të domosdoshme për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës”. Kam mendimin se nëse do të ishte e ligjshme vendosja e të paraburgosurve në kafaz, do të duhej që për këtë të bëhej fjalë në K.Pr.Penale duke përmendur, shkaqet, rastet, kriteret etj.

– Në inagurimin që u bë para disa ditëve me rastin e rikonstruktimit të ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ishin të pranishëm Kryetari i kësaj Gjykate, Ministri i Drejtësisë etj., u përmend edhe çështja e kafazit. U theksua se personat e paraburgosur që gjykohen marrin pjesë në seancë në mënyrë dinjitoze duke patur parasysh edhe sigurinë, se ekuilibri mes sigurimit dhe respektimit të prezumimit të pafajësisë vendoset nga vetë gjyqtarët, kështu që kafazi nuk është arbitrar. A jeni njohur dhe ç’mendoni për deklaratat e mësipërme?

Jaho: Jam njohur nëpërmjet medias. Në rradhë të parë, tërheq vëmendjen fakti se në këtë takim nuk është përmendur asnjë dispozitë ligjore ku të bëhej fjalë për kafazin, sepse nuk ka një dispozitë të tillë. Veç kësaj, gjithashtu sipas medias, në këtë takim ceremonial u theksua se masat e marra kanë synuar që siguria dhe dinjiteti të mos përjashtojnë njeri-tjetrin. Kam mendimin se ndoshta duhej bërë e qartë edhe për publikun, se ç’duhet kuptuar me shprehjet “siguria” dhe “respektimi i dinjitetit” të të paraburgosurve që vendosen në kafaz kundër dëshirës së tyre, madje që janë ankuar ndaj një veprimi (vendimi) të tillë? Vlen të përmendet se jurisprudenca gjermane, dinjitetit njerëzor i ka kushtuar gjithashtu vëmendje të veçantë. Ajo e trajton atë të pacenueshëm. Në të drejtën kushtetuese gjermane, të drejtat themelore dhe dinjitetit njerëzor si koncept normativ kushtëzojnë njëra-tjetrën. Dinjiteti njerëzor nuk dhurohet. Shteti do ta shkelte atë nëse personat do t’i trajtonte si objekt.

– A ka patur raste që gjykata e Strasburgut të ketë shqyrtuar ankesa të personave që janë gjykuar duke qëndruar në kafaz?

Jaho: Po ka patur. Po përmend tre rastet e mëposhtme: a) Aleksandër Svimarenko dhe Valentin Slyadnev (shtetas rus) të akuzuar për krime të rënda (grabitje e armatosur dhe vrase), b) Khodorovsky dhe Lebedev kundër Rusisë (2013) akuzuar për krime të rënda (mashtrim dhe evazion fiskal), c) Ashot Harutyunyan kundër Armenisë (2010) i akuzuar për evazion fiskal dhe vjedhje.

– Në rastet e mësipërme çfarë shkelje ka konstatuar gjykata lidhur me mbajtjen e tyre në kafaz?

Jaho: Shkeljet janë thuajse të njëjta: cënim i dinjitetit, trajtim çnjerëzor (neni 3 i Konventës) proces jo i rregullt ligjor, cënim i prezumimit të pafajësisë, pengim i komunikimit të lirë me avokatët e tyre (neni 6 i konventës).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.