☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.35 ▲5.23%
ARI 4,767 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,112 ▼ -0.68% ETH $2,179 ▼ -3.22% XRP $1.3291 ▼ -3.46% SOL $82.1900 ▼ -2.72%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kakavijë, arrestohen 6 policë kufitarë për trafikun e refugjatëve

Sipas burimeve zyrtare policore, punonjësit e policisë të arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, duke lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në Zonën “Shengen”.

Për disa muaj me rradhë, efektivë të Shërbimit te Kontrollit të Brendshëm Policor kishin mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të tyre. Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër vendosi për punonjësit e policise masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Të rinjtë shqiptarë vijojnë të emigrojnë në Greqi pa dokumente qëndrimi duke shfrytëzuar rrjetet e trafikut me shpresën për një punësim sezonal sidomos gjatë stinës turistike. Ata ose paguajnë ryshfet në këmbim të kalimit nga Pikat kufitare ose përmes shtigjeve malore të kufirit të gjelbërt shqiptaro grek depërtojnë në territorin grek duke udhëtuar edhe për disa ditë në këmbë.

Sipas policisë greke, në tetë muajt e parë të vitit 2018 shqiptarët zinin pjesën dërrmuese të refugjatëve të huaj që ishin dëbuar nga Greqia. Rritja e papunësisë në Shqipëri shihet si nga faktorët kryesorë të emigrimit pa dokumente të të rinjve shqiptarë drejt Greqisë fqinje. Megjithëse Greqia dhe Shqipëria kanë një marrëveshje për punësimin sezonal, të firmosur gati 20 vite më parë, ajo asnjëherë nuk është zbatuar në praktikë nga autoritetet greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.