Maqedonia

Kalaja e Tetovës, projekt i harruar nga shteti

Restaurimi dhe gërmimet arkeologjike dhe kompetencat për to atakojnë dy institucione që kanë qenë të përfshira, Muzeun e Tetovës dhe Qendrës Nacionale të Konservimit. Sipas Luljeta Abazit, në Kala kanë mbetur prapa me procesin konservues dhe restaurues, ndërsa në QNK thonë se ende nuk ekziston asnjë projekt konkret dhe se gërmimet duhet të vazhdojnë

Revitalizimi i Kalasë së Tetovës, që nisi tetë vjet më parë me një ekspeditë arkeologjike, është kthyer në një projekt të mbetur pezull. Restaurimi dhe gërmimet arkeologjike dhe kompetencat për to atakojnë dy institucione që kanë qenë të përfshira, Muzeun e Tetovës dhe Qendrës Nacionale të Konservimit. Luljeta Abazi, drejtuese e ekspeditës arkeologjike dhe punonjëse e Muzeut të Tetovës pohon se puna e saj ka mbaruar me përfundimin e gërmimeve arkeologjike që nuk sollën rezultatin e dëshiruar, ndërsa vetë projekti ka ngecur. Pavarësisht se ato zgjatën nga viti 2008-2012 nuk u arrit që të gjendej asnjë e dhënë arkeologjike nga periudha më të hershme sesa ajo osmane. “Dhe me kaq përfundoi gjithçka.

Aty duhet të vazhdojnë punimet restauruese e konservuese, të cilat janë në kompetenca të QNK. Kalaja duhet të jetë një atraksion për qytetin të jetë e hapur për qytetarët, ideja ka qenë që të ketë edhe një restorant, një qendër për fëmijë, krahas njërës pjesë t’i takojë muzeut, por asgjë nuk është bërë. Mund të them që projekti ka ngecur”, thotë Abazi. Fondi për financimin e punimeve për vitin e ardhshëm në tre kala, përkatësisht të Shkupit, Vinicës dhe Tetovës parashikohet që së bashku të jetë 46 milionë denarë. Nuk dihet sesa është shuma që përfiton veçmas kjo kala për 2017, ndërsa për këtë vit shuma e shfrytëzuar për restaurime të pjesshme nuk i ka kaluar gjashtëqind mijë denarët. Të paktën kjo është shuma që ka patur në dispozicion Qendra Nacionale e Konservimit, që ka në kompetenca mirëmbajtjen e pjesëve të rrezikuara. Drejtori Memet Selmani thotë se Kalaja e Tetovës dhe përgjegjësi për të është e Muzeut të Tetovës.

Për momentin ai thotë se kanë projekte të veçanta dhe kanë punuar në pjesë të rrezikuara, por sa i takon një zgjidhje dhe projekti afatgjatë s’ka asgjë konkrete. “Është e vërtetë se është një objekt me rëndësi të veçantë për qytetin. Ekspertët nga QNK kanë bërë punën e vet dhe ne vazhdojmë me konservime dhe restaurime, sipas projekteve që na miratohen dhe buxhetit që na ndan Ministria.

Por sa i takon një projekti revitalizues s’ka dhe as ka patur të tillë. Unë kam prezantuar një projekt pesëvjeçar që përfshin përveç konservimit edhe vijimin e hulumtimeve, por s’ka përgjigje”, thotë Selmani. Punimet në Kalanë e Tetovës nisën në mars të vitit 2008, ku kërkohej edhe pjesëmarrja e arkologëve nga Shqipëria dhe Kosova. Po ashtu, nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës u parashikua projektin për konservimin dhe restaurimi i pjesëve të veçanta të Kalasë, si i bedenave, kullave të vrojtimit dhe objekteve të tjera në të.

Hulumtime arkeologjike në Kale-Strezov Çelevec -Demir Kapi

Në suaza të Programit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës filluan hulumtimet arkeologjike në mikrolokacionin Kale-Strezov, fshati Çelevec – Demir Kapi, ku gjendet kalaje supozuar mesjetare Prosek. Bartës i aktiviteteve është Institutit për kulturë të vjetër sllave – Prilep në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës “Mirka Ginova” nga Demir Kapia.

Hulumtimet arkeologjike në këtë hapësirë filluan në vitin 2015 me ç’rast janë zbuluar struktura arkitektonike nga një objekt i mesjetar sakral – kishë dhe një nga kullat në përbërjen e fortesës monumentale, të cilët së bashku me udhëzimet arkeologjike janë vërtetim material i burimeve historike të cilat i transmetojnë ngjarjet në këtë vend të periudhës mesjetare. Ministria e Kulturës njoftoi se hulumtimet e sivjetme janë orientuar drejt definimit të fotografisë së përgjithshme strategjike të objekti sakral.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button