☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.13 ▼2.07%
ARI 4,025 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,274 ▼ -0.24% ETH $2,327 ▼ -0.32% XRP $1.2895 ▼ -0.53% SOL $101.3800 ▲ +0.37%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.13 ▼2.07 % ARI 4,025 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Kalemaj citon studiuesen: Nëse dalin 3.5% e popullsisë për 3 muaj, protesta e arrin qëllimin

Analisti Ilir Kalemaj deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se protesta në Shqipëri ka arritur pragun kritik të pjesëmarrjes sipas studimeve ndërkombëtare, se dalja e 3.5% të popullsisë në protesta paqësore për të paktën tre muaj çon në sukses.

“Tani, në qoftë se protesta ka një numër kritik – dhe studime për këtë, për shembull autorja Çenu thotë që në qoftë se janë 3.5% e popullatës.

Pra, në qoftë se ka një numër që është 3.5%, po që janë 85 deri në 95.000 veta për popullatën 2.3-2.4 milion që janë në Shqipëri, dhe vazhdojnë të rrinë për të paktën tre muaj në shesh, këto protesta kanë dhënë rezultat, thotë kjo autore, në 200 vitet e fundit aty ku i ka studiuar – pra në rënie qeverish kur janë protesta paqësore me mjetet e mosbindjes civile dhe kanë rezultuar në sukses”, tha Kalemaj.

“Ne mund të bëjmë debat këtu: a është kjo shifër në shesh apo nuk është? Sepse këto protesta nuk kanë një orë fikse ku mblidhen dhe të gjithë njerëzit mblidhen në të njëjtin vend.

Ne kemi parë që ata dalin në bulevard, një pjesë bashkëngjiten në orën 18:00, një pjesë në orën 19:00, bëhen edhe në disa qytete, bëhen edhe në diasporë. Pra është një protestë e cila ka një formë jo tradicionale”, theksoi ai.

Kalemaj shpjegoi arsyen shkencore pas kësaj shifre

“Arsyeja është e tillë: sepse në qoftë se dalin 3.5% ose 5% e popullatës, thotë autorja, këta janë përfaqësues të një shtresëzimi shumë të gjerë social. Pra, aty del oficeri, aty del bukëpjekësi, aty del fermeri, aty del emigranti. Dhe këta njerëz kanë një rreth të tyre shoqëror.

Në qoftë se dalin për shembull vetëm 10.000 veta, normalisht që ata janë përfaqësues të një pakice të vogël, apo jo? Në qoftë se 500.000 veta nuk mund të dalin në një popullatë 2 milionëshe (se po të heqësh fëmijët etj.). Pra ky është një numër i qenësishëm dhe unë them që kjo protestë, jo çdo ditë, por të paktën disa prej ditëve e ka arritur këtë numër kritik. Dhe këtë mund ta thonë edhe ata që janë skeptikë. I kemi parë pamjet, i kemi parë”, përfundoi analisti Ilir Kalemaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.