⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 87.13 ▼4.07%
ARI 4,148 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,964 ▼ -0.98% ETH $2,133 ▼ -4.15% XRP $1.0962 ▼ -4.38% SOL $86.5300 ▼ -2.88%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 87.13 ▼4.07 % ARI 4,148 ▲1.8 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 87.13 ▼4.07 % ARI 4,148 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Politika

Kalemaj: Lëvizja “Flamingo” nuk arriti të kthehej në një lëvizje politike

“Lëvizja “Flamingo”, e cila u shndërrua në simbolin e protestave qytetare të muajve të fundit, nuk arriti të materializohej në një projekt të mirëfilltë politik për shkak të mungesës së kohezionit mes aktorëve të përfshirë dhe përpjekjeve të vazhdueshme të partive për ta kontrolluar atë “, kështu u shpreh analisti Ilir Kalemaj në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH.

Në analizën e tij, Kalemaj e vendosi fenomenin e protestave në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, duke argumentuar se lëvizje të ngjashme të udhëhequra nga të rinjtë po shfaqen në vende të ndryshme të botës. Sipas tij, në qendër të këtyre revoltave qëndrojnë pabarazitë ekonomike dhe ndjenja e mungesës së përfaqësimit politik.

“Protestat janë kryesisht të gjeneratës Z. Ajo që ata kërkojnë është lufta kundër pabarazisë, e cila rëndon gjithnjë e më tepër mbi brezin e ri, që ndihet gjithnjë e më pak i përfaqësuar politikisht.”

Kalemaj tha se problemet ekonomike janë bërë gjithnjë e më të prekshme për të rinjtë shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta jetese dhe vështirësi për të siguruar një banesë.

“Një shtëpi që baballarët e tyre dikur e blinin gjatë jetës, këta duhet të punojnë trefish për ta blerë. Askund më shumë se në Shqipëri nuk ndihet kjo.”

Duke iu referuar statistikave ekonomike, ai argumentoi se raporti mes të ardhurave dhe kostos së jetesës është ndër shqetësimet kryesore që ushqejnë pakënaqësinë sociale.

“Mjafton të shikoni raportet që tregojnë se një shqiptari që mbaron shkollën i duhen mesatarisht 39 vite për të blerë një apartament me të ardhurat e veta. Çmimet në Shqipëri janë mbi 108% të mesatares së Bashkimit Europian.”

Analisti solli në vëmendje edhe shpenzimet për shëndetësinë, nivelin e pensioneve dhe pagave, duke i konsideruar këto si elementë që nxisin revoltat qytetare.

Sipas Kalemajt, protesta në Shqipëri nisi nga një ngjarje konkrete, por në thelb ushqehej nga një pakënaqësi shumë më e gjerë, e ngjashme me atë që është parë edhe në vende të tjera të rajonit.

“Protesta filloi me një shkak të drejtpërdrejtë, por në fakt pas saj qëndronin shumë pakënaqësi të akumuluara. Edhe në Serbi protestat nisën nga një çështje konkrete e më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë.”

Duke folur konkretisht për lëvizjen “Flamingo”, Kalemaj tha se ajo pati një moment të fortë mobilizimi, por nuk arriti të ndërtonte një strukturë të qëndrueshme politike.

“Lëvizja Flamingo pati kurbën e saj. Ajo që e dëmtoi në përpjekjen për t’u materializuar ishte mungesa e kohezionit mes aktorëve dhe faktorëve që e përbënin atë.”

Analisti vlerësoi se hyrja e studentëve i dha protestës një energji të re, por shtoi se sfidat mbeten të njëjtat, pasi mungon një strukturë e organizuar që të bashkojë grupet e ndryshme.

“Studentët i dhanë një impuls të ri protestës, por problemi mbetet po ai. Ka përplasje me opozitën, por ka edhe përplasje brenda vetë grupeve që e quajnë veten anti-establishment.”

Sipas tij, debatet dhe akuzat e ndërsjella brenda lëvizjes kanë prodhuar të njëjtat probleme që u shfaqën edhe gjatë fazës së parë të “Flamingove”.

“Kanë rifilluar përplasjet e brendshme. Kanë filluar akuzat, diskutimet se kush kontrollon lëvizjen dhe kush qëndron pas saj. Kjo është pikërisht ajo që e pengon forcimin e saj.”

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.