🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,560 ▼ -0.55% ETH $1,998 ▼ -1.26% XRP $1.3263 ▼ -1.86% SOL $81.7900 ▼ -2.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Kalifornia fillon kursimin e detyrueshëm të ujit

Ambjentalistët paralajmërojnë se bota po përballet me mungesa serioze të ujit dhe Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë përjashtim. Ndërsa në disa pjesë të vendit mund të ketë patur shumë reshje dëbore dhe shiu, kjo nuk ndodh në jugperëndim. Kalifornia ka më shumë se dy vjet që po vuan pasojat e thatësirës. Guvernatori i saj ka urdhëruar një pakësim të detyrueshëm të përdorimit të ujit për të parandaluar shpërdorimet. Ky shtet është duke kërkuar gjithashtu teknologji të reja që do ta ndihmonin t’i rezistonte më shumë thatësirës.

Ndërsa pjesët qendrore dhe lindore të vendit u përballën me reshje dëbore rekord dimrin që kaloi, Kalifornia përjetoi nivelet më të ulta të borës prej disa dekadash.

“Jemi duke qëndruar mbi barin e thatë në vend që të ishim mbi 1 metër e gjysmë dëborë. Është një thatësirë historike dhe kjo kërkon masa të papara. Për këtë arsye kam nxjerrë një urdhër ekzekutiv që parashikon ulje të ndjeshme të përdorimit të ujit në të gjithë shtetin tonë,” thotë Jerry Brown, guvernator i Kalifornisë.

Urdhri ekzekutiv i lëshuar nga guvernatori i kërkon Bordit të Burimeve Ujore që të ulin përdorimin e ujit me 25 për qind në të gjithë Kaliforninë. Guvernatori Brown tha se nga ky urdhër do të preken 38 milion vetë. Gjatë nëntë muajve pritet të kursehen qindra mijëra litra ujë.

Racionimi i detyrueshëm i ujit është i pashembullt në Shtetet e Bashkuara, dhe disa në Kaliforni janë kundër, duke thënë se kursimi i ujit duhet të jetë vullnetar. Masat e mëparshme për të luftuar thatësirën nuk e kanë përmirësuar gjendjen. Guvernatori paralajmëroi njerëzit të jenë të përgatitur për të ndryshuar stilin e jetesës:

“Ideja që njerëzit t’i ujitin çdo ditë me ujë të bollshëm bahçet e tyre të vogla do t’i përkasë së kaluarës. Ne nuk do të ndryshojmë çdo gjë brenda natës, por kjo është një periudhë kalimtare “.

Kjo periudhë tashmë ka filluar në pjesët mjaft të nxehta të Kalifornisë jugore. Në vend të ujitin lëndinat për t’i mbajtur të gjelbra gjatë verës, shumë njerëz po paguajnë kompanitë që t’ua lyejnë ato me ngjyrë të gjelbër.

“Në këtë mënyrë nuk ke nevojë ta ujitësh lëndinën në kohë thatësire, prandaj kjo është një ide e mirë,” thotë Marta Gomez.

Kompania Lucky Lawn, e specializuar për lyerjen e lëndinave, thotë se boja që ajo përdor në fakt i bën mirë barit.

“Është 100 për qind jo-toksike. Pasi thahet boja, e gjithë familja mund të shkojë e ta shijojë lëndinën, “ thotë Drew McLellan, i kompanisë Lucky Lawn.

Fermerët në Kaliforni janë veçanërisht të prekur nga thatësira. Një grup matematikanësh po përpiqet të ndihmojë:

“Çdokush do të dëshironte të fitonte sa më shumë duke përdorur sa më pak ujë. Prandaj, si matematikanë, një nga gjërat që ne shpresojmë të ofrojmë është një mënyrë tjetër zgjidhjeje. Për shembull, çfarë duhet mbjellë, cila duhet të jetë strategjia e rotacionit të bimëve?” thotë matematikania Kathleen Fowler.

Guvernatori Brown thotë se Kalifornia është një shtet që po çan një rrugë të re, ku njerëzit janë bashkuar për të ndërtuar një jetë më të mirë. Kjo, thotë ai, kërkon kursim, bashkëpunim dhe novacion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.