Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Berisha do të merret në pyetje lidhur me kallëzimin e tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë thirrur në cilësinë e kallëzuesve.
Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.