☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.72 ▼0.94%
ARI 3,952 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,932 ▼ -1.28% ETH $2,023 ▼ -1.38% XRP $1.0366 ▼ -1.5% SOL $82.2400 ▼ -1.78%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.72 ▼0.94 % ARI 3,952 ▼1.21 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.72 ▼0.94 % ARI 3,952 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Arte

Jorgji: Industria e filmit sjell tre herë më shumë të ardhura se investimi, rritet interesi i producentëve të huaj

Komisioni i Kulturës, Turizmit dhe Diasporës zhvilloi sot seancë dëgjimore mbi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027” për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë(QKK).

I pranishëm në komision, kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, e vuri theksin te rritja e prodhimeve të huaja filmike në Shqipëri, promovimi i vendit si destinacion turistik dhe lokacion për xhirime filmash, si dhe te përfitimet ekonomike që sjell industria e filmit.

Jonid Jorgji tha se kinematografia është një art i cili synon të japë mesazhe humane dhe të bashkojë shumë njerëz, prandaj ai ftoi të ulen tonet e debatit politik dhe njëkohësisht të përcillet mesazhi se kultura është një aset shumë i rëndësishëm i vendit tonë, i cili frymëzon bashkimin.

“Jemi një pikë të rëndësishme për sa i përket industrisë së kinematografisë, sepse po punojmë për ligjin e ri të kinematografisë. Është momenti që ne po e shohim këtë art, këtë industri, si një potencial të rëndësishëm ekonomik”, u shpreh Jorgji, duke theksuar se jo vetëm po promovohet, por edhe po investohet në një industri e cila po i sjell vendit dy deri në tre herë më shumë të ardhura nga sa investohet.

Sipas Jonid Jorgjit, aktualisht QKK-ja është shumë e angazhuar për të përballuar një nga sfidat më të rëndësishme, që është mungesa e profesionistëve vendas. Për këtë po zhvillohen një sërë projektesh, aktivitetesh dhe bashkëpunimesh, përmes të cilave profesionistë të rinj dhe kineastë të rinj po trajnohen në institucione të rëndësishme ndërkombëtare të kinemasë dhe audiovizualit, me kushtin që të kthehen për të kontribuar në vend.

Jorgji shpjegoi se rritja e kërkesës për të prodhuar dhe për të qenë pjesë e industrisë së filmit sjell edhe detyrimin që të rriten financimet për këtë institucion.

Ai tha se QKK-ja është e kënaqur me Ministrinë e Financave, pasi kjo e fundit ka reflektuar disa nga nevojat e institucionit, por shtoi se në vitet e ardhshme do të nevojiten më shumë fonde, sepse kjo industri duhet parë me një fokus të veçantë, edhe duke e krahasuar me zhvillimet e saj në nivel rajonal.

Në fund të fjalës së tij, kreu i QKK-së tha se promovimi që është bërë ka dhënë frytet e veta, pasi në Shqipëri po shtohen producentët e huaj, vendi po promovohet si destinacion turistik dhe lokacion për xhirime filmash, ndërsa janë rritur ndjeshëm edhe të ardhurat dhe shpenzimet që këta producentë kryejnë në vendin tonë, veçanërisht gjatë viteve të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.