☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kalon për gjykim inceneratori i Fierit/ GJKKO kërkon saktësim akuze për Alqi Bllakon: Nuk është zyrtar i lartë

Pas katër seancave, Gjykata Anti Korrupsion kaloi në gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit me 30 të dyshuar, midis tyre ish-ministri i Mjedisit Lefter koka, ish-sekretari i Përgjithshëm Alqi Bllako, si dhe ish-administratorë e kompani private që dyshohen se përfituan miliona nga faturat fiktive për punime të pakryera.
Alqi Bllako shpjegoi se detyra e tij si sekretar i përgjithshëm në kuptim të ligjit nuk ishte ajo e një funksionari të lartë dhe për këtë arsye akuza ishte përpiluar gabim.

Ndaj gjykata ishte dakord me Bllakon dhe urdhëroi SPAK të korrigjojë akuzën duke formuluar veprën e korrupsionit të nëpunësit publik.

E njëjta procedurë u ndoq për riformulimin e akuzës së korrupsionit në sektorin privat dhe funksionarëve publikë dhe për katër të tjerë midis tyre Klodian Zoton, italianin Ciafialonte dhe Arben Dervishaj. Gjykata nuk dha asnjë qëndrim për kërkesat e të dyshuarve për të aplikuar gjykimin e shkurtuar.

Gjykata korrigjoi situatën e të dyshuarit Robert Shabani për të cilin u pushua gjykimi mbasi rezulton se ai për të njëjtën rrethane ka qenë i dënuar më herët së bashku me të ndjerin Enver Shabani. Të dy ata më herët kërkuan ndryshim masë sigurie por nuk u dëgjuan e me urdhër gjykata vendosi drejtësi, ndonëse me vonesë, së paku për njërin prej tyre,

Të dy inceneratorët do të gjykohen tanimë veç e veç për afera korruptive e pastrim parash. Ndërkohë që është ndarë hetimi për ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili ende nuk është marrë në pyetje, ndonëse jo zyrtarisht pranohet se janë kontrolluar banesat e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha si dhe është vendosur sekuestro paraprake ndaj një vile në Palasë, që dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e tij Albina Mancka.

Këto veprime janë kryer për llogari të hetimeve që po mbahen për katër veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.