roze
“Kam frikë se do të vdes i vetmuar”
Dikur ka qenë i parezistueshëm për femrat dhe ka një listë të gjatë të dashurash, por aktori Jack Nicholson ka frikë se do të vdesë i vetmuar pasi në moshën 77-vjeçare nuk ka më suksesin e rinisë së tij.
Aktori veteran thotë se femrat nuk i besojnë më pasi nisen nga reputacioni i tij si Don Zhuan.
Në deklarata për revistën ‘Closer’, ai tha se do i pëlqente shumë një “romancë e fundit”, por që “vështirë se do ndodhë”.
Deklarata të tilla, Jack Nicholson i ka bërë edhe në vitin 2011 dhe duket se me kalimin e kohës frika po i shtohet protagonistit të ‘The Shining’.