Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.14 ▲5.25%
ARI 4,090 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,269 ▼ -2.27% ETH $1,740 ▼ -2.67% XRP $1.0908 ▼ -2.64% SOL $77.5100 ▼ -4.57%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.14 ▲5.25 % ARI 4,090 ▼1.63 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.14 ▲5.25 % ARI 4,090 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kamioni me ndihma nga Suedia për Luginën u kthye mbrapsht pas bllokimit rreth 20 ditë nga Serbia

Veprimtari humanitar në Suedi, Omer Zuko, i njohur me bashkëveprimtarët e tij për ndihma bamirësie në të gjitha trevat shqiptare, njoftoi se një kamion me ndihma humanitare me vlerë rreth 300.000 euro për Luginë e Preshevës u kthye mbrapsht në Suedi pas bllokimit të kamionit në doganë në Serbi.

Zuko pohon se kamioni që barte pajisje dhe ndihma për spitalet si dhe për personat me aftësi të kufizuara qëndroi i bllokuar në rrugë rreth 20 ditë.

Postimi i plotë nga koordinatori Omer Zuko:

“Një kamion me ndihma humanitare, i dërguar nga organizata humanitare “Human Bridge” në bashkëpunim me Shoqatën “Liria” nga Växjö e Suedisë, u nis me dokumentacion të rregullt drejt Preshevës. Komuna e Preshevës kishte garantuar pranimin e këtyre ndihmave, të cilat ishin të destinuara për t’u shpërndarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Si person kontaktues dhe garantues i kësaj iniciative humanitare ishte Enkel Rexhepi, në koordinim me Komunën e Preshevës. Ngarkesa përfshinte pajisje dhe ndihma për spitalet, si dhe për personat me aftësi të kufizuara, me një vlerë totale prej mbi 300 mijë eurosh.

Megjithatë, pas mbërritjes në Doganën e Vranjës, kamioni u mbajt i bllokuar për plot pesë ditë. Arsyeja e dhënë ishte nevoja për një vërtetim nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, procedurë e cila, sipas informacioneve të marra, mund të zgjasë më shumë se dy muaj, gjë që ishte e papranueshme për natyrën urgjente të ndihmave humanitare.

Në një bisedë telefonike me kryedoganierin Zoran Totić, u kërkua që kamioni të lirohej nga Dogana e Vranjës dhe të vazhdonte rrugën drejt Kosovës. Ai u përgjigj se kjo ishte e mundur, por kërkohej një pëlqim zyrtar nga Komuna e Preshevës, me të cilin komuna do të deklaronte se hiqte dorë nga pranimi i këtyre ndihmave.

Përpjekje në këtë drejtim bëri edhe Enkel Rexhepi, por pa sukses, pasi kryetarja e komunës dhe kabineti i saj ndodheshin në Shqipëri. Edhe pas kthimit të tyre, sipas deklarimeve të marra, nuk u dha pëlqimi i kërkuar.

Si pasojë, u detyruam ta tërhiqnim kamionin nga Dogana e Vranjës dhe ta kthenim atë në Suedi. Gjatë kthimit, kamioni mbërriti në Horgosh, ku u bllokua sërish për pesë ditë të tjera, me kërkesa për dokumentacion shtesë nga autoritetet suedeze.

Në total, kamioni qëndroi i bllokuar në rrugë për rreth 20 ditë, duke shkaktuar një penalitet prej 6.000 eurosh për transportin e ngarkuar.

Kjo është hera e parë që përballemi me një situatë të tillë gjatë më shumë se 10 viteve të angazhimit tonë humanitar. Gjatë kësaj periudhe, kemi dërguar mbi 60 kamionë me ndihma humanitare në Kosovë dhe Shqipëri, pa hasur në pengesa të këtij lloji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.