🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,665 ▼ -1.45% ETH $2,218 ▼ -0.72% XRP $1.3302 ▼ -1.12% SOL $82.2900 ▼ -2.07%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Kampet vazhdojnë të flenë jashtë, njëri para qeverisë dhe tjetri para Kuvendit

Kështu ka kaluar edhe pasditja e sotme e qytetarëve që po kampojnë para qeverisë. U bë një javë tashmë që ata vazhdojnë të protestojnë me kërkesën e dorëheqjes së qeverisë, pavarësisht motit të vranët dhe me shi.

Po paralajmërohet mot me shi. A do të qëndroni?
“Po. Absolutisht. A mund të jetë më keq se Gruevski, kjo është lojë”.

Këtu keni fjetur?
“Po. ”

“Do të bjerë me siguri. Jemi të bindur. Në kampin tjetër janë të paguar që të qëndrojnë dhe të marrin mëditje. Nuk janë të motivuar. Dëshira jonë dhe dëshira e tyre dallojnë.”

A keni fjetur këtu?

“Po.”

Cili është motivi?

“Të marrë fund ky regjim jopopullor pasi nuk mund të durohet.”
Ndërsa një pjesë që i takuam para Kuvendit thonë se kampimin ia kanë lënë të rinjve, në mënyrë që të ruajnë demokracinë, siç thonë ata, të rrezikuar nga opozita.

“Jo, jo. Unë fle në shtëpi.”

“Jo. I lënë të rinjtë të flenë këtu. Ne vijmë gjatë ditës.”

“Jo. Ka të rinj.”

“Ka të rinj që mund të qëndrojnë gjatë natës. Ne duhet të jemi me familjet.”

“Do të qëndrojmë derisa të ketë nevojë.”

Qytetarët në kampin para Kuvendit nuk kanë ankesa për standardin jetësor. Çmimet janë sikur rrogat.

“Të mira, çmimet janë të volitshme. Kush punon do të hajë, kush nuk punon – nuk do të hajë.”

Si janë çmimet nëpër tregje?

“Shumë të mira. Janë sipas standardit në vend. Mund të jetë edhe më mirë, por kjo është kjo. Çdokund ka krizë. Edhe te ne ka krizë të vogël.”

“Janë sipas standardëve tona. Çmimet janë të mira.”

Ndërsa protestuesit dhe mbështetësit e qeverisë vazhdojnë të kampojnë jashtë, meteorologët paralajmërojnë reshje shiu. Nesër priten reshje më intensive dhe vetëtima. Një mot i tillë do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, por të dy kampet thonë se nuk do të tërhiqen për asnjë çast nga qëllimet e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.