Kampionati i vajzave, Gramshi mposht Apoloninë, fitojnë Vllaznia, Egnatia e Partizani
Ndeshja Lushnja – Partizani uli siparin e javës së 13-të të kampionatit të futbollit të vajzave, me të kuqet që triumfuan 0-4 në transfertë. Një fitore bindëse që i mban në garë të fortë për një vend në katërshen e “Final 4”.
Në krye vijon të qëndrojë Vllaznia, që regjistroi një tjetër paraqitje dominuese, duke mposhtur me shifrat e thella 14-0 ekipin e Kinostudios. Shkodranet konfirmojnë kështu statusin e pretendentes kryesore për titull.
Ndërkohë, Gramshi siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Apolonisë, duke triumfuar minimalisht 0-1 në një sfidë të luftuar deri në fund. Tre pikë të vlefshme arriti edhe Egnatia, që fitoi me rezultatin e pastër 6-0 ndaj Atletik Klub, duke forcuar pozitat në renditje.
Java 13
Kinostudio 0-14 Vllaznia
Apolonia 0-1 Gramshi
Egnatia 6-0 Atletik Klub
Lushnja 0-4 Partizani
/e.i/a.f/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.