☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

KANADA – Një peticion për largimin e ambasadorit amerikan paraqitet në parlament

OTAVA, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Një peticion i paraqitur në Parlamentin kanadez, i cili deri sot kishte mbledhur më shumë se 100 mijë firma, kërkon largimin e ambasadorit amerikan në Ottawa, Pete Hoekstra, duke nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme mes dy vendeve fqinje, në një kohë kur negociatat tregtare janë në një fazë delikate.

Peticionin mund ta nënshkruajnë banorët kanadezë deri më 18 nëntor.

Në të kërkohet që qeveria kanadeze ta shpallë zyrtarisht Hoekstran “persona non grata”.

Ambasadori, i emëruar në këtë post në prill 2025, akuzohet se ka minimizuar kërcënimet e administratës Trump për aneksimin e Kanadasë dhe se ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në debatin politik të vendit.

Në qershor, Hoekstra deklaroi për mediet kanadeze se ideja e aneksimit të Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara do të ishte një “diskutim i mirë për t’u zhvilluar” mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit kanadez Mark Carney.

Ai sqaroi se në atë deklaratë po përfaqësonte pikëpamjen e presidentit amerikan.

Ambasadori amerikan ka kritikuar gjithashtu ashpër një fushatë publicitare të nisur nga provinca e Ontarios kundër tarifave doganore amerikane.

Fushata, e zhvilluar në vjeshtën e vitit 2025, kishte përkeqësuar më tej marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Tensionet janë rritur veçanërisht pas vendimit të Trumpit për të vendosur 50% tarifa shtesë mbi disa produkte kanadeze.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 19 gusht dhe prekin edhe produkte që hyjnë në SHBA në kuadër të marrëveshjes tregtare SHBA-Kanada-Meksikë.

Ndërkohë, qeveria kanadeze po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin për të shmangur zbatimin e tarifave të reja.

Ministri kanadez përgjegjës për marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, Dominic LeBlanc, ndodhet aktualisht në Uashington për negociata.

Hoekstra, me origjinë amerikano-holandeze, ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Holandë gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit.

Gjatë asaj periudhe, ai u detyrua të kërkonte falje publike pasi në një intervistë mohoi se kishte bërë deklarata kundër myslimanëve në vitin 2015, pavarësisht provave që tregonin të kundërtën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.