☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,519 ▲2.76%
DOW 46,273 ▲2.34%
NASDAQ 21,570 ▲3.73%
NAFTA 102.40 ▼0.47%
ARI 4,694 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,952 ▲ +2.45% ETH $2,101 ▲ +4.13% XRP $1.3441 ▲ +1.71% SOL $82.7100 ▲ +0.51%
S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,273 ▲2.34 % NASDAQ 21,570 ▲3.73 % NAFTA 102.40 ▼0.47 % ARI 4,694 ▲2.99 % S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,273 ▲2.34 % NASDAQ 21,570 ▲3.73 % NAFTA 102.40 ▼0.47 % ARI 4,694 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kancelari Kurz e mbyll debatin: Austria e ka njohur Kosovën dhe kjo nuk ndryshon

 

Ka vazhduar edhe të mërkurën në Austri debati për Kosovën pas deklaratave të zëvendëskancelarit Heinz-Christian Strache, që foli për autonominë e Veriut dhe që Serbisë të mos i bëhet presion për ta njohur Kosovën.

Rreth kësaj çështjeje, para mbledhjes së Qeverisë austriake është prononcuar edhe Kancelari Sebastian Kurz, i cili tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ndryshe deklaratat e Strache kanë nxitur shumë reagime në Kosovë, Serbi dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.

Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Sipas Posselt, zv.kancelari austriak është njeri i Putinit në Bashkimin Evropian.

Austria është një nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhjetë vjet më parë. Ndërsa, deklarata e zv. kancelarit austriak ra ndesh me qëndrimin që Austria ka mbajtur karshi Kosovës.

Ai ka akuzuar zëvëndëskancelarin austriak se është njëri i Putinit që është spostuar si ‘kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Express.

“Njerëz të tillë janë si kali i Trojës i Putinit në BE, sepse Moska po bën gjithçka që mundet për ta hedhur poshtë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gjermani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.