Bota

Kancelarja gjermane Merkel takon homologen britanike May

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pritur në një takim në Berlin kryeministren e Britanisë, Theresa May.

Takimi midisi dy lidereve, që zgjati rreth një orë e gjysmë, u zhvillua i mbyllur për mediat në ndërtesën zyrtare të kancelares gjermane.

Mediat gjermane raportuan se Merkel dhe May kanë kërkuar parandalimin e largimit të Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian (BE), të caktuar për më 12 prill, dhe kanë shkëmbyer mendime para Samitit të Liderëve të BE-së që do të mbahet nesër lidhur me Brexit-in.

Mediat gjithashtu kanë shkruar se May ka riafirmuar kërkesën për shtyrjen e Brexit-it deri më 30 qershor.

Pas Gjermanisë, May do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Francës, Paris, ku sonte pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron.

Ndryshe, marrëveshja e kryeministres britanike për largimin e vendit të saj nga BE-ja është refuzuar tri herë në parlament.

Brexit, i paraparë fillimisht të ndodhë më 29 mars sipas kalendarit normal, është shtyrë për më 12 prill pas një marrëveshjeje me BE-në.

Në samitin që do të mbahet nesër lidhur me Brexit-in është paraparë të kërkohet shtyrje e re e procesit.

Britania vendosi të largohet nga BE-ja pas një referendumi që u mbajt më 23 qershor të vitit 2016.

Më 29 mars të vitit 2017, vendi aktivizoi nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, sipas të cilit rregullohet procesi i largimit nga Unioni, duke inicuar procesin dyvjeçar të negociatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button