Politika
Kandidati i PS për Kavajën: Interesi kombëtar mbi çdo gjë
Kandidati i Partisë Socialiste për kreun e Bashkisë së Kavajës, Klodian Shehi ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për tërheqjen e tij në zgjedhjet e së dielës.
“Kam besim te kryeministri ynë dhe vendimi i tij, sikurse është treguar në gjithë këto vite. Interesi kombëtar është i pari. Interesi kombëtar është mbi çdo interes vetjak. Kavaja e ka zgjedhur drejtimin e duhur. Ne do të vazhdojmë punën në Bashkinë e Kavajës për të ndërtuar çdo ditë qytetin që duam, Kavajën që duam, Shqipërinë që duam”, tha Shehi.
Këtë deklaratë, nënkryetari aktual i bashkisë së Kavajës e bëri në Festën e Birrës, një traditë që zhvillohet prej katër vitesh në këtë qytet e që përkon edhe me çeljen e sezonit turistik.