☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,008 ▲ +0.1% ETH $2,509 ▲ +0.76% XRP $1.4072 ▲ +1.84% SOL $110.5200 ▲ +0.68%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kanë kapur thikat dhe po plagosin njëri-tjetrin!”, Alibeaj zbulon ç’po ndodh brenda PD

Enkelejd Alibeaj ka folur për ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kreun e PD-së ku në garë është vetëm Sali Berisha. Duke e cilësuar 23 majin si një proces të trishtë, Alibeaj shtoi se PD ka humbur edhe konturet e të qenit një parti politike.

Sipas Alibeajt, Partia Demokratike ka humbur synimin për të ardhur në pushtet dhe përdoret vetëm për hallet personale të Sali Berishës.

“Për këdo që ka një fije dinjiteti për kontributin që ka dhënë, kur e sheh veten të keqpërdorur, të tallur, të fyer, është më mirë ta braktisë, minimumi do të duhet të ruajë dinjitetin dhe fytyrën. Edhe ajo që do të ndodhë në PD, ju i thatë zgjedhje, por ato nuk janë zgjedhje. Është një procesion i trishtë që demonstron gjendjen kritike dhe krizën e thellë ku është futur një parti politike, e cila ka humbur edhe konturet e një partie politike. Ajo ka humbur synimin për të ardhur në pushtet. Është futur në një situatë ku duhet mbrojtur halli personal që ka drejtuesi i tyre”, deklaroi Alibeaj për Report Tv.

Duke shprehur bindjen se Berisha humbjen në zgjedhjet e ardhshme e ka të sigurt, Alibeaj shtoi se në PD kanë ‘kapur thikat’ dhe po sulmojnë njëri-tjetrin, referuar përjashtimeve dhe përplasjeve të fundit me Ervin Salianjin, por edhe me figura të tjera të kësaj force politike.

“Ku kanë kapur thikat me njëri-tjetrin. Me thikë në gojë janë duke përjashtuar, plagosur e sulmuar njëri-tjetrin. Ndaj asgjë të përbashkët nuk ka me atë që mund të quhet parti politike. Një gjë është e sigurte, që me kalimin e kohës edhe në zgjedhje, kurdo që të jenë ato vendore apo të përgjithshme, humbjen Berisha e ka të sigurt”, përfundoi Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.