☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,842 ▼ -1.51% ETH $2,226 ▼ -0.9% XRP $1.3352 ▼ -1.34% SOL $82.6800 ▼ -2.36%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kanuni, gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë një shtetasi shqiptar, i dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës argumentohet se personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.

Ai është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002. Por pas përfundimit të dënimit, shqiptari dhe avokati i tij Paolo Cognini, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve, i janë drejtuar Gjykatës së shkallës së parë në Ankona, e cila e refuzoi kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare.

Por Gjykata e Apelit, në vendimin e saj i referohet tekstualisht Kanunit dhe rreziqeve që sjell kthimi i tij në Shqipëri. Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.