☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.88 ▼1.28%
ARI 4,226 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,977 ▲ +1.49% ETH $1,768 ▲ +2.82% XRP $1.1492 ▲ +0.69% SOL $74.2500 ▲ +1.73%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.88 ▼1.28 % ARI 4,226 ▼0.47 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.88 ▼1.28 % ARI 4,226 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kapen 27 klandestinë. Ndalen në Pogradec, ikën nga Selaniku

Qarku juglindor mbetet një prej pikave më të nxehta të kalimit klandestin nga shteti grek, ndërsa prezenca e refugjatëve sirianë në fqinjin tonë po u jep mundësi lulëzimi trafikantëve, të cilët përfitojnë nga situata. Tre persona janë arrestuar nga policia pasi po transportonin me mjetet e tyre 27 klandestinë me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.
Leonard Jaçellari, 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht (Pogradec), Vasil Kuburja, 47 vjeç, banues në Elbasan dhe
Arsen Çekiçi, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas (Pogradec) u kapën në afërsi të kryqëzimit të Vërdovës, teksa ishin duke transportuar 27 klandestinët, mes të cilëve edhe 12 fëmijë.
Burime policore bënë me dije se kanë qenë informacionet konfidenciale ato të cilat bënë të mundur organzimin e operacionit “Vërdova” dhe kapjen e rastit. Tre të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj se do t’i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 eurosh për personat e rritur dhe 600 euro për fëmijët. Pas përfundimit të veprimeve, 27 klandestinët janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru, ndërsa policia ka sekuestruar 3 automjete, dy prej të cilave tip “Ford” me targa AA 370 IR dhe  AA 622 MY, automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa TR 3127 T si dhe 4 aparate celularë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.