Kronika
Kapet skafi me një ton drogë në Leçe, në pranga dy shqiptarë dhe një italian
Një motoskaf me rreth një ton drogë është kapur paraditen e sotme në brigjet e Lecces, në Itali, ndërsa janë arrestuar edhe 3 shtetas.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë, M.A. 34 vjeç dhe A.E. 30 vjeç, të dy nga Vlora dhe dhe një shtetas italian, që u kapën në flagrancë në skaf.
Efektivët e Guardia Di Finanza-s gjetën në skaf rreth 49 paketime të mëdha me lëndë narkotike të llojit marijuanë, që kapte peshën totale prej një toni.
Skafistët kishin zgjedhur një mënyrë tjetët për të mbërritur në brigjet italiane, pasi kishin preferuar të afroheshin ditën, për t’u përzierë me mjetet lundruese të turistëve, por nuk i shpëtuan vëzhgimit të rojave bregdetare italiane.