Ekonomia

Kapitali aksionet në sistemin bankar arrin nivelin 111 miliardë lekë

Në fund të vitit 2014, kapitali aksioner i sistemit bankar arrin nivelin 111 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 7.6 miliardë lekësh (7.4%) përkundrejt rritjes në nivel më të ulët prej 1.5 miliardë lekësh (1.5%) gjatë vitit 2013.

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2014 i Bankes se Shqipërisë ben te ditur se, në ndryshim nga viti i kaluar, ku rritja e kapitalit aksioner ka qenë e luhatshme nga një tremujor në tjetrin, ndërmjet normave -1 deri në 1.2%, gjatë vitit 2014, luhatja e kapitalit aksioner ka qenë në përgjithësi më e lartë.

Megjithatë, tendenca ka qenë përgjithësisht rritëse, me një rënie vetëm gjatë tremujorit të dytë me 0.8%. Komponenti me ndikim më të madh material në rritjen e kapitalit aksioner është fitimi i periudhës, i cili është rritur me rreth 4.6 miliardë lekë ose 70.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sjellë edhe rritje të peshës së këtij komponenti ndaj kapitalit në 10.1%, kundrejt 6.4% që ishte në fund të vitit 2013. Ky zhvillim është tregues pozitiv në mbështetje të aktivitetit bankar me burimin e nevojshëm të të ardhurave të gjeneruara nga vetë bankat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button