roze
Kapiteni në jaht luksoz për të harruar dështimin
Anglia pësoi disfatën e radhës në Euro 2016 duke u eliminuar nga një ekip debutues si Islanda që në fazën e 1/8-ave në Kampionatin Europian.
Një dështim i shoqëruar me kritika të shumta nga shtypi anglez, sidomos ndaj kapitenit të tyre, Wayne Rooney. Për t’i harruar të gjitha 30 vjeçari ka vendosur të pushojë së bashku me bashkëshorten e tij Coleen.
Ai ndodhet në Formentera të Spanjës, ku është fotografuar në një jaht luksoz, i cili sipas “Daily Mail”, kushton 88 mijë euro në javë.