Katari mbështet masat e Arabisë Saudite për sigurinë, përfshirë Aleancën e Mekës
Katari deklaroi se mbështet masat e Arabisë Saudite për ruajtjen e sigurisë së saj, përfshirë Aleancën e Mekës. Drejtori i medias në ministrinë e Jashtme të Katarit, Ibrahim Sultan Al-Hashmi, tha se Doha “mbështet masat saudite për të ruajtur sigurinë e saj” dhe “mbështet çdo nismë të ndërmarrë nga vendet e rajonit, përfshirë Aleancën e Mekës”, siç njofton Al Jazeera.
Al-Hashmi shtoi se kontaktet dhe vizitat po vazhdojnë për të bërë përparim në bisedime dhe se “Katari është i hapur për një vizitë nga pala iraniane për të mësuar zhvillimet e fundit”.
Deklarata vjen në një moment kur Katari ka luajtur rol ndërmjetësues mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës i janë dërguar SHBA-së pikërisht përmes Katarit. Mbështetja e hapur e Dohas për masat saudite të sigurisë sinjalizon një përafrim të mëtejshëm të Gjirit përballë përshkallëzimit me Huthi-t dhe Iranin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.