Kategoria e Parë, Burreli-Skënderbeu dhe Kastrioti-Laçi në RTSH
Java e 30-të e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha të shtunën, në 11 prill, në orën 15.00. Skënderbeu, i cili kryeson renditjen me 70 pikë pas 29 ndeshjeve, do të luajë në transfertë kundër Burrelit, që mban vendin e shtatë, me 33 pikë, një më pak se Besa që zë vendin e fundit të Play Off-it. Takimi do të transmetohet direkt në RTSH Sport.
Ndjekësi më i afërt i Skënderbeut, Laçi, me 67 pikë, luan gjithashtu jashtë fushe me Kastriotin, në vendin e pesë me 36 pikë. Ndeshja do të transmetohet në RTSH 2.
Laçianët mund të arrijnë Skënderbeun, por edhe mund të arrihen nga Pogradeci, që ka tri pikë më pak dhe luan në shtëpi, kundër Kukësit, i nënti, me 27 pikë. Iliria, me 38 pikë, ka shansin të forcojë pozitat në vendet e play-offit me ndeshjen kundër Luftëtarit të vendit të fundit, me 22 pikë.
Besa, që mban vendin e gjashtë, do të presë Lushnjën, me shpresën që Burreli të mos fitojë kundër korçarëve, për të mbrojtur vendin e gjashtë.
Të njëjtat shpresa ka edhe Korabi, që pret Apoloninë. Dibranët kanë një pikë më pak se Burreli dhe dy më pak se Besa, ndërsa fierakët janë në vendin e dhjetë, me një pikë më tepër se Lushnja.
The post Kategoria e Parë, Burreli-Skënderbeu dhe Kastrioti-Laçi në RTSH appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.