☀️
Tiranë 39°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.73 ▼0.06%
ARI 4,027 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,343 ▼ -0.4% ETH $1,869 ▼ -0.23% XRP $1.0937 ▼ -0.36% SOL $76.3600 ▲ +0.09%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.73 ▼0.06 % ARI 4,027 ▲0.2 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.73 ▼0.06 % ARI 4,027 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Teknologji

Një tampon nazal mund të identifikojë Alzheimerin në fazat e para

Një metodë e re diagnostikuese për sëmundjen e Alzheimerit mund të bëhet së shpejti realitet, një tampon nazal i thjeshtë, që mund të kryhet në kushte ambulatore dhe të zbulojë sëmundjen para shfaqjes së simptomave.

Ky është një studim i publikuar në revistën “Nature Communications”, i realizuar nga studiues të “Duke University School of Medicine” në SHBA.

Teknika konsiston në marrjen e mostrave të qelizave nervore dhe imunitare nga pjesa e sipërme e hundës, përmes një tamponi të vogël dhe delikat.

Pas aplikimit të një spray anestezik, mjeku përdor një furçë shumë të hollë për të mbledhur qeliza nga zona ku ndodhen receptorët e nuhatjes.

Analiza e këtyre qelizave lejon identifikimin e aktivitetit të gjeneve, duke dhënë sinjale të hershme për ndryshimet që ndodhin në tru.

Në studim u analizuan mostrat e 22 pjesëmarrësve, duke matur aktivitetin e mijëra gjeneve në qindra mijëra qeliza individuale. Rezultatet treguan se kjo metodë mund të dallojë personat me Alzheimer në fazat fillestare, madje edhe ata që ende nuk shfaqin simptoma klinike, por kanë ndryshime të zbulueshme në nivel laboratorik.

Studiuesit zhvilluan gjithashtu një sistem vlerësimi që ndihmon në identifikimin e saktë të individëve të prekur.

Sipas ekspertëve, ky test mund të jetë më i avancuar se analizat e gjakut, pasi ofron një pasqyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të hershme të proceseve që lidhen me sëmundjen.

Aktualisht, kërkimet po zgjerohen në grupe më të mëdha pacientësh, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që tamponi nazal të përdoret për të monitoruar efektivitetin e trajtimeve në kohë.

Universiteti ”Duke” ka depozituar tashmë një patentë për këtë metodë inovative./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.