Katy Perry flet rreth divorcit me Russell Brand
Që nga dhënia fund e martesës së tyre 14-mujore, Katy Perry nuk ka folur asnjëherë me ish-bashkëshortin e saj Russell Brand.
Ylli i pop-it, e cila momentalisht është e lidhur me John Mayer, ka zbuluar për “Daily Telegraph” se ajo dhe ylli britanik nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin që nga përfundimi e martesës së tyre.
“Ai nuk ka folur me mua që nga mesazhi i fundit, në të cilin thuhej se dëshironte të divorcohej,” ka treguar ajo.
Në një intervistë të dhënë më parë për revistën “Vogue”, Katy ka thënë se Russell i ka kërkuar ndarjen përmes një mesazhi në 31 dhjetor 2011 por për herë të parë, ajo ka folur hapur rreth marrëdhënies së saj të tanishme me të.
“Nuk dëshiroj që t’ju mbaj inat njerëzve. Dua të çlirohem dhe të ndryshoj preceptimin e njerëzve kundrejt meje,” ka shtuar Katy duke shtuar se kurrë nuk ka dështuar në dashuri.
“Nuk tremben nga ajo çfarë sjell dashuria dhe ndihem mirë nga ato çfarë kam mësuar nga e shkuara ime.”