Katz: Do të përshkallëzojmë sulmet ndaj Iranit
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi të sot se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përshkallëzojnë ndjeshëm sulmet ndaj Iranit në ditët në vijim.
Sipas një njoftimi nga zyra e tij, Katz i bëri këto komente pas konsultimeve me zyrtarë të lartë ushtarakë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.
“Udhëheqja iraniane do të jetë në shënjestër të goditjeve”, theksoi ai.
Katz shtoi se Izraeli është i vendosur të vazhdojë fushatën kundër strukturës së pushtetit në Iran, me synimin për të “eliminuar komandantët e tij dhe për të shkatërruar kapacitetet strategjike”, derisa të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë së Izraelit dhe interesave amerikane në rajon.
Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se po shqyrtonte mundësinë e “zbutjes” së fushatës kundër Iranit, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së objektivave të tyre në këtë konflikt./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.