☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,997 ▼ -1.72% ETH $2,120 ▼ -2.35% XRP $1.3867 ▼ -2.46% SOL $88.9200 ▼ -4.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KE për ekonominë: Ka progres e stabilitet, problem borxhi publik

Progresraporti i Komisionit Europian për Shqipërinë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimeve ekonomike. Në progresraport evidentohet se Shqipëria është e përgatitur, në mënyrë të moderuar, për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionuese.

Në listën e arritjeve në fushën ekonomike evidentohet përmirësimi i bilancit të buxhetit, lufta kundër informalitetit dhe reformimi i sektorit të energjisë elektrike. Zhvillimi ekonomik i vendit vlerësohet se është përmirësuar por niveli i papunësisë mbetet ende i lartë.

Po ashtu, raporti shpreh shqetësim për nivelin e lartë të borxhit publik, që sipas KE-së, ende nuk ka nisur të ulet. Sektori financiar vlerësohet i qendrueshëm, por Komisioni Europian evidenton shqetësimin për nivelin e kredive joperformuese në sektorin bankar, që vlerësohen edhe si penguese për arritjen e ritmeve të kërkuara të kreditimit.

Sa i përket klimës së biznesit, raporti evidenton se  rregulloret që lidhen me biznesin janë “të komplikuara” ndërsa mangësitë në legjislacioni vijojnë të pengojnë investimet.

Në këtë kontekst, Komisioni Europian shpreh besimin se Reforma në Drejtësi që është në proces mund të ketë një ndikim konkret në mjedisin e biznesit.

Në listën e arritjeve në fushën ekonomike, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitje lidhur me kapacitetin e saj për të përballuar trysninë konkurruese dhe forcat e tregut brenda Bashkimit Evropian.

Pavarësisht se ka një përpjekje për investime infrastrukturore, Komisioni Europian vlerëson se mangësitë e Shqipërisë në sektorin e transporteve, energjisë e infrastrukturës janë penguese për konkurrencën dhe kufizuese për tregtinë vendase e ndërkombëtare, që konsiderohen si aktivitete nën potencial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.