☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.27 ▲2.45%
ARI 4,635 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,028 ▲ +2.58% ETH $2,113 ▲ +2.34% XRP $1.3260 ▲ +0.81% SOL $81.9300 ▲ +1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

KE vendos, në janar konferencë donatorësh për Shqipërinë

Komisioni Evropian njoftoi të shtunën se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit, shkruan sot gazeta amerikane ”The New York Times”.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”.

Tërmeti me magnitudë 6,4 Rihter la më shumë se 13 000 të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende. Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020. Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces. Gjithashtu, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës. Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.