☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.14 ▼0.62%
ARI 5,089 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,479 ▲ +3.1% ETH $2,130 ▲ +2.92% XRP $1.4348 ▲ +3.28% SOL $90.1700 ▲ +4.04%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.14 ▼0.62 % ARI 5,089 ▼0.72 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.14 ▼0.62 % ARI 5,089 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KE vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë, por paralajmëron për kreditë e këqija

Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti.

“Megjithëse ambienti i jashtëm ishte sfidues, rritja reale e prodhimit kombëtar ishte 2.8 për qind vitin e kaluar dhe u përshpejtua më tej në tremujorin e parë të 2016-s”, thuhet në raport.

Ndërkohë, Komisioni i kërkon qeverisë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit, për të reduktuar rreziqet e financave publike dhe ekonominë kombëtare.

Pas vitit 2011, borxhi publik ka ardhur në rritje duke kapërcyer mbi 70 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shifër mbetet më e lartë se vendet e tjera, megjithatë, këtë vit borxhi pritet të bjerë.

Sipas Komisionit, falë edhe bashkëpunimit me Fondin Monetar, dy vitet e fundit Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar qeverisjen fiskale dhe ulur rreziqet në ekonomi.

Por veç borxhit, një tjetër burim rreziku sipas raportit mbetet niveli i lartë i kredive të këqija, i cili frenon bankat të japin kredi.

Për këtë, Komisioni iu kërkon autoriteteve të vazhdojnë zbatimin e planit kombëtar për uljen e kredive të këqija dhe të inkurajojnë përdorimin më të madh të lekut në sistemin financiar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.