Sporti
Kellermann fiton çmimin ”Trajneri i vitit” në futboll për femra
Gjermani Ralf Kellermann u zgjodh sot trajneri i vitit për futbollin e femrave, njoftoi FIFA dhe revista ”France football”.
Kellerman është trajner i klubit gjerman të futbollit të femrave ”Wolfsburg”, i cili fitoi Ligën e Kampioneve.
Ai u rendit i pari mes tre finalistëve, ku dy të tjerët ishin gjermani Maren Meinert dhe japonezi Norio Sasaki.