roze
Kendall dhe Kylie Jenner, dashuria pa kushte e motrave
Kendall dhe Kylie Jenner kanë pozuar për fushatën e fundit të “Balmain” dhe rezultatet janë befasuese. Duke pozuar për Oliver Roustein, motrat duken fantastike të veshura me shumë stil.
Kendall dhe Kylie dukeshin thuajse identike në këtë fushatë për të festuar dashurinë e veçantë dhe pa kushte të motrave.
“Ato përfaqësojnë shpirtin e freskët, të ndryshëm dhe të hapur të gjeneratës së re të modës”, ka thënë drejtori artistik.
“Të shohësh ato teksa punojnë së bashku, më bëri të kuptoja qartë fuqinë, forcën, mbështetjen dhe dashurinë e vërtetë që anëtarët e familjes mund të ndajnë me njëri-tjetrin”.