⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.53 ▼0.22%
ARI 3,861 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,284 ▼ -0.53% ETH $1,795 ▼ -0.7% XRP $0.9582 ▲ +0.63% SOL $72.4900 ▲ +1.39%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.53 ▼0.22 % ARI 3,861 ▲0.2 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.53 ▼0.22 % ARI 3,861 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, diskutime në Komisionin e Jashtëm, Shehu: Nuk duhet ta kalojmë në heshtje

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme është mbledhur këtë të martë në Kuvend, ku ndër çështjet e diskutuara ka qenë edhe incidenti i ndodhur në Bruksel, ku gjatë një aktiviteti u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi që çështja të mos kalojë në heshtje, duke e cilësuar atë si një incident që kërkon reagim dhe përgjegjësi politike.

“Komisioni i Jashtëm nuk duhet ta kalojë në heshtje. Nuk është lapsus i thjeshtë mos gënjejmë veten, nuk është akuzë ndaj Evropës. Ne kemi kërkuar disa herë rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, kjo mazhorancë e mban në sirtar. Kur ne nuk e bëjmë këtë mos presim ta bëjnë të tjerët. Kemi frikë nga Vuçiç, nuk kemi të drejtë të kërkojmë llogari kur nuk e bëjmë vet. Pse nuk zhvillohet Samiti i NATO-s në Tiranë? Dihej që nuk do bëhej, lërini zbukurimet, kush është arsyeja? Të vi kryeministri në Parlament. Është kontributi i Shqipërisë në NATO? Jo nuk është sepse kontributi dihej, është mungesa e sigurisë në Shqipëri”, ka thënë Shehu.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se Shqipëria është në pritje të një përgjigjeje nga Komisioni Evropian për incidentin në Bruksel.

“Presim përgjigje nga KE por edhe ti bashkohemi çdo qëndrimi që do ketë Kosova. Samiti i NATO-s do mbahet në Tiranë, nuk është në diskutim dhe debat”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e përfaqësimit të Kosovës në këto formate, duke vënë ne dukje që dhe Kosova të jetë pjesë e tyre.

“Që kjo të ndodhë në një aktivitet të organizuar nga BE, duhen kërkuar sqarime. Pse vetë Kosova nuk përfaqësohet në këto formate? Për mua kjo është regres, të jemi më aktiv dhe agresiv që Kosova të jetë pjesë e këtyre formateve”, ka thënë Haxhinasto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.