roze

Këngëtarja Pink kritikohet për peshën e saj

Pink është kritikuar nëpër rrjetet sociale për peshën e saj gjatë një eventi bamirësie ditën e shtunë. Por, këngëtarja e famshme ka reaguar menjëherë pas këtyre kritikave të bëra ndaj saj me një status, në të cilin shkruhej:

1429021698pink”Shikoj se disa prej jush janë shumë të shqetësuar për mua duke komentuar peshën time. Shoh që i jeni referuar fotografive nga mbrëmja në dobi të kancerit, ku unë isha për të mbështetur mikeshën time, Dr. Maggie DiNome. Fatkeqësisht, pesha ime duket se ka qenë më shumë e rëndësishme për disa prej jush.”

Pink shtoi se ndihet shumë mirë me trupin e saj: “Në fakt ndihem e bukur. Kështu që, njerëzit e mi të bukur dhe të shqetësuar, ju lutem mos u shqetësoni për mua pasi as unë nuk shqetësohem për ju. Jam shumë mirë, e lumtur, e shëndetshme dhe e fortë. Me dashuri, Pink”, mbyll postimin e saj artistja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button