roze

Këngëtarja që kishte në patronazh Rita Ora fiton “X-Factor” në Britani

Debutimi për herë të parë në jurinë e një “talent-show” muzikor për Rita Orën, si “X-Factor” në Britani, shënoi suksesin më të madh, pasi këngëtarja të cilën ajo e kishte në patronazh fitoi këtë konkurs.

Luisa Johnson, një 17-vjeçare me një zë të jashtëzakonshëm arriti të fitojë konkursin e talenteve të muzikes mes mijëra konkurruesve.

Një rol të veçantë në suksesin e Johnson ka edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shkëlqeu si anëtare e jurisë përkrah Simon Cowell, njeriut më me influencë në botë në fushën e muzikës.

Këngëtarja fituese u cilësua si “jo njerëzore” nga krijuesi i “X-Factor” dhe lordi i këtij spektakli, Simon Cowell.

Nata finale e “X-Factor” u ndoq nga një numër rekord shikuesish në Britani të dielën në mbrëmje, ku performuan grupet dhe këngëtarët më të njohur të muzikës britanike dhe botërore, si Coldplay, One Direction dhe Adele.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button