☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.73 ▲4.08%
ARI 4,368 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,286 ▲ +2.01% ETH $2,134 ▲ +3.09% XRP $1.4140 ▲ +1.65% SOL $90.1300 ▲ +3.36%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.73 ▲4.08 % ARI 4,368 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Këpucët dhe tekstilet “made in Albania” për herë të parë me një guidë

Për herë të parë sektori i tekstilit dhe përpunimit të lëkurës në Shqipëri do të mund të kenë një strategji të mirëfilltë marketingu. Burime zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve bëjnë të ditur se është shfaqur interes për të

bashkëpunuar me CSR Holandë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe veçanërisht të këtij sektori.

Mësohet se AIDA po bën të mundur realizimin  e një strategjie marketingu dhe ngritjen e brand-it ” made in Albania” për industrinë e tekstil – veshje dhe lëkurë  këpucë. Deri tani, janë identifikuar disa projekte për zhvillimin e sektorit të lëkurës dhe tekstilit, duke u bazuar në pikëpamjet e ekspertëve.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se është duke u punuar në projekte konkrete për ngritjen e “Agjencisë së Gjelbër” për veshmbathje dhe design “Lab Albania”, pasi ata janë identifikuar si projektet më të frytshme dhe të realizueshme.

Për këtë qëllim është publikuar një guidë për Shqipërinë. Ky është një produkt i përgatitur në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Agjencisë Holandeze të Zhvillimit të  Ndërmarrjeve (RVO).

Udhërrëfyesi do të shërbejë për t’iu treguar kompanive të huaja se cilat janë shanset dhe mundësitë që ka industria shqiptare e tekstilit dhe veshjeve për të ofruar produkte.

Ky sektor është një pjesë e rëndësishme e industrisë së prodhimit në Shqipëri. Ai luan një rol kyç në ekonominë e vendit dhe numëron një sërë avantazhesh, si : fleksibilitetin në rastin e porosive të mëdha dhe të vogla; fuqi punëtore të kualifikuar; dërgesa të shkurtra në kohë në vendet e BE-së;

kosto relativisht e ulët e transportit në Europë; shpenzime konkurruese të punës për shkak të pagave më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit; njohje e gjuhës; politika lehtësuese.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë u rritën me 19% me bazë vjetore (janar-mars), duke arritur në 26 miliardë lekë. Ky zë përbën tashmë 50% të totalit të eksporteve tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.