Ekonomia

Kërkesa për pronat, ja formulari që duhet të plotësoni për informim

Nga: Ornela Manjani*

Untitled-13Personat që presin të marrin kompensimin për pronën dhe kanë dosjen në proces shqyrtimi pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mund të informohen në lidhje me fazën ku ndodhet procedura e tyre. Afati për të mësuar detajet mbi dosjet është 10 ditë pas depozitimit të kërkesës në AKKP, e cila shqyrton kërkesën për informim pasi të ketë administruar formularin Tip të plotësuar nga pala e interesuar.

Informacioni mbi dosjen

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikon procedurat që duhet të ndjekin ish-pronarët për të marrë informacion në lidhje me dosjen e ndodhet në proces shqyrtimi. Kështu, subjekti i interesuar plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në AKKP, e cila më pas i kalon Zyrës së Protokollit. Sipas AKKP-së, Zyra e Protokollit ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm, i cili ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Sektori përkatës përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin, i cili paraqitet pranë zyrave të AKKP-së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Kërkesa për informacion nuk ka kosto, ndërsa Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duhet t’i kthejë një përgjigje palës së interesuar brenda 10 ditëve pune nga dita e dorëzimit të kërkesës. Sipas ligjit në fuqi, kompensimi bëhet vetëm për subjektet, vendimi i të cilëve është: përfundimtar, i ekzekutueshëm dhe nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim.

Kompensimi

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Banka Botërore po hartojnë një draft për ndryshimin e formulës për kompensimin e ish-pronarëve. Ndryshimet do të prekin rreth 8 600 dosje që janë në proces shqyrtimi në AKKP-ja. Formula e re kompensimit do të bazohet në shpërblimin e pronarëve në bazë të të drejtës mbi pronën, por edhe në përshtatje me kushtet e buxhetit të shtetit.

Dokumentacioni për kompensim

Për t’u bërë pjesë e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, personat e interesuar duhet të plotësojnë kërkesën për kompensim në të holla, deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to. Titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që mund të jetë vendim i KKKP-së, vendim i AKKP-së. Një tjetër dokument i rëndësishëm është planvendosja përkatëse bashkëlidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë dhe nëse personi i interesuar disponon prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues. Vendimet e KKP-së/ZRAKKP-së, ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues. Pjesë e dosjes është çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar si dhe dokumenti i identifikimit të përfaqësuesit të pajisur me prokurë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button