Politika

Kërkesë PD-së: Emrin e biznesmenit që përmend Grida

Partia Demokratike tha sot se ka zbuluar një udhëtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sipas saj, me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, në një dalje për media tha se “udhëtimi që kushton mes 60 dhe 70 mijë euro është paguar nga një biznesmen”.

Ky “udhëtim luksi”, sipas Gridës tregon që Veliaj “mashtrimin e ka sëmundje patologjike”.

Qesharake është që pasi bën “denoncimin” sekretarja e PD ia kërkon Veliajt “të tregojë se kush është biznesmeni që e pagoi këtë udhëtim luksi”.

Meqë DITA ka një dëshmi që e sqaron plotesisht udhetimin qe ka “ngaterruar” Griden, i kërkon PD-së të thotë “cili është biznesmeni” që denoncuesja e luksit përmend në deklaratë.

Vetë “mashtruesi patologjik” ka botuar ndërkohë biletën e udhëtimit të tij me linjën low cost Blue Panorama për një vizitë tek deputeti i sëmurë Bashkim Fino.

Grida ndërkohë të bëjë gati emrin e biznesmenit.

Shpresojmë të mos jetë nga sëra e ish-ndërtueses Grida që u shet nga dy herë apartamentet pleqve në buzë të varrit.

As ndonjë ortak që “gërhet shumë natën”.

Në pritje…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button