☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.23 ▲2.19%
ARI 3,981 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.23 ▲2.19 % ARI 3,981 ▼1.25 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.23 ▲2.19 % ARI 3,981 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kërkime për naftë në jug. Hapet gara ndërkombëtare për zonën Vlorë-Sarandë

“Blloku 5” përfshin të gjithë pjesën tokësore nga Vlora deri në Sarandë dhe interesi nga investitorët duhet shprehur brenda tetorit.

Kompanisë fituese do t’i jepet për kërkim nafte dhe gazi, për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë zgjatjeje deri në 7 vite, ashtu siç parashikohet në ligjin për hidrokarburet. Nëse kompania zbulon naftë në zonën e “Bllokut 5” fiton të drejtën e shfrytëzimit, sipas kushteve që përcaktohen në kontratën me shtetin shqiptar.

Periudha e nxjerrjes dhe prodhimit do të jetë 25 vite dhe mund të zgjatet edhe më tej. Kërkimet nuk do të shtrihen në det, por në pjesën tokësore deri në kufi me Greqinë.

Që pas ndërrimit të sistemit në vitin 1991, Shqipëria ka qenë e hapur për kompanitë e huaja për të zhvilluar kërkime nafte në tokë dhe det. Deri më tani janë shpenzuar qindra milionë euro, ndërkohë që kontrata më e fundit e lidhur ka qenë për “Bllokun 4” në zonën e Dumresë me kompaninë holandeze “Shell”, e cila do të investojë mbi 42 milionë euro për kërkimin e naftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.